Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

B. Shala: Ura e Ibrit po keqpërdoret nga shqiptarët dhe nga serbët. në kohën kur vendimin për hapje e kanë ndërkombëtarët

Veprimtari dhe njohësi i rrethanave politike, në Kosovë, Behxhet Shala, në një analizë të tij ka shkruar se Ura e Ibrit, po keqpërdoret edhe nga shqiptarët sikur edhe nga serbët në kohën kur vendimmarrjen për hapje të urës e kanë ekskluzivisht ndërkombëtarët. Mitrovica, si qyteti më problematik në Kosovë e preku fundin e pusit të mjerimit kur për kryetar e zgjodhën injorantin enciklopedik, Agim Bahtirin që tërë mashtrimin e mbështolli me hapjen e urës. Nuk e hapi e as që do ta hapte edhe për 500 vjetët e ardhshëm. Albin Kurti u zotua fuqishëm se do ta shtrijë sovranitetin në Veri të Kosovës e që deri më sot nuk e ka bërë, apo e ka bërë përmes fotoshopit. Sovranitetin nuk e shtrinë Policia Speciale apo ekskluzivisht kjo polici. Gjendja në veri e që përkufizohet si qetësi relative nuk është rezultat i politikave të mençura të Albin Kurtit por është rezultat i bizantinizmit politik të Aleksandar Vuçiqit dhe dinakërisë perfekte që po e zbaton. Për këtë sot, një Serbi kriminale e kemi faktor stabiliteti në Ballkan e që po pranohet nga ndërkombëtarët,  kurse një Kosovë të dhunuar nga kjo Serbi po e trajtojnë si pengues të proceseve demokratike dhe paqes, gjithashtu nga ndërkombëtarët.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …