Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Kriminelët Vuçiq e Ivica Daçiq me kostume nëpër Evropë, kurse ne me ftesa nga Specialja

Nuk ka më keq se sa ta mbash për të urtë dinakun, thonë mendimtarët. Vërtet të tillë ishin gjatë gjithë karrierës së tyre politike Ivica Daçiq e Aleksandër Vuçiq,të njohur nga përkrahja e madhe që iu dhanë si djali e vëllai i kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Një fjalë e urtë thotë se ai që nuk e ndëshkon të keqen do që ajo t’i bëhet prapë. Vërtet, politika ndërkombëtare nuk e ndëshkoi sa duhet djalin e vëllain e kryekriminelit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçit, përkundrazi, dëshiron që tani t’i veshë me petk evropian.

Në komunën time, në Vushtrri, Ivica Daçiq, Vuçiq dhe të tjërët si këta, mbajnë përgjegjësi për vrasjen e 713 civilëve shqiptarë. Nga të vrarët ishin 96 femra e 44 fëmijë. U zhdukën 116 qytetarë, gjersa shumica e kufomave të tyre u gjetën në varrezat masive në Serbi (politikë e dinakut dhe e fshehjes së krimit). U vra nëna me frytin 8 muajsh! Vriteshin civilët shqiptarë dhe u digjeshin kufomat të mësuar nga kjo dinakëri e politikës (fshati Reznik). Në kampin e përqendrimit në burgun e Smrekonicës për ditë të tëra u rrahën brutalisht 3000 civilë të zënë peng e që më pas si gjysmë kufoma u deportuan drejt Shqipërisë.

Kjo politikë e udhëhequr nga Millosheviq, Daçiq e Vuçiq,deportoi vetëm nga Vushtrria mbi 60 mijë civilë jashtë vendit, duke e përcjellë aktin me dhunë të shfrenuar, vrasje e dhunime, me qëllim të spastrimit etnik. Po për këtë qëllim u shkatërruan 80 për qind e pronave private të qytetarëve shqiptarë. Nga kalljet e shtëpive, dëmet në plaçkitjet e mjeteve të punës, makinat bujqësore, në blegtori, pastaj shkatërruan, plaçkitën ndërmarrjet ekonomike dhe bizneset private. Dogjën pothuajse të gjitha objektet shkollore duke i shkaktuar popullatës së këtij lokaliteti dëme në vlerë rreth një miliard euro!

Sot po këta politikanë të rritur me politika kriminale, përfaqësojnë shtetin serb të veshur me kostume evropiane dhe duke folur në rolin e viktimës! Sa tmerr! E ne shqiptarët në Kosovë e Shqipëri vazhdojmë të blejmë mallra serbe nga shteti që e udhëheq ky dinak bashkë me të tjerët, sikur mos të kishte ndodhur asgjë! Të tillët, asnjëherë nuk janë penduar për politikat e zhvilluara gjatë viteve të 90-a. Janë penduar se nuk kanë arritur t’i realizojnë qëllimet!

Të dy këta kriminelë, nëse nuk ndëshkohen për të bëmat e tyre kriminale në Kosovë, mbase kanë për t’iu kthyer prapë krimeve. Nëse nuk do të kenë mundësi ndaj kombeve tjera, do të bëjnë krime ndaj pjesëtarëve të kombit të vet. Drejtësia në Kosovë e heshtur me dekada!

Me dekada!! Pyes publikisht, PSE?

Tutje gjeni një pjesë të një shkrimi të shkruar dhe botuar shumë vite më parë, pasi më erdhi mirë që Gent Cakaj e paska krahasuar Vuçiqin me Ministrin e Propagandës të Hitlerit. Shpresoj se Edi Rama do t’i lexojë së paku postimet e ministrit të tij!

Propaganda e zezë e Vuçiqit dhe djemve të tjerë të politikës së kryekriminelit Slobodan Millosheviqit.

Propaganda e zezë që e ka vënë në funksion Serbia e Vuçiqit karshi Kosovës, është e ngjashme me propagandën e Hitlerit të orkestruar nga Joseph Goebbels, fushatë nga e cila doli dikur populli gjerman i indoktrinuar me teori të rreme raciale mbi dominim dhe nështrim të popujve tjerë.

Athua, një shtet si Serbia me një propagandë dhe qëllim të tillë destabilizues në regjion e meriton të jetë kandidate për vend anëtar i Bashkimit Evropian?

Nuk kuptoj se pse heshtim ne si shoqëri e institucione të shteteve të Ballkanit?!

Nuk e kuptoj se cilat vlera do të ofrojë BE me Serbinë brenda, politika e së cilës nuk dallon fare nga ajo e diktatorit e kryekriminelit Millosheviç!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …