Taulant Balla ua përkujton nenet penale deputetëve të Berishës, por nuk ka guxim të marrë masa

Balla dënon kërcënimet ndaj Haradinajt: Familja që pagoi me gjak lirinë e Kosovës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas kërcënimeve për pushkatim ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Balla ka shprehur solidaritet të plotë me liderin kosovar, duke e vlerësuar emrin e tij si të lidhur ngushtë me historinë e luftës për liri dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Përmes një deklarate, ai solli në vëmendje sakrificën e madhe të familjes Haradinaj, duke kujtuar dy vëllezërit dëshmorë të UÇK-së, Luanin dhe Shkëlzenin. “Në familjen Haradinaj, sakrifica për Kosovën është e jashtëzakonshme. Kjo familje e ka paguar me gjak çmimin e lirisë,” deklaroi Balla.

Reagimi i tij vjen pas kërcënimeve të rënda ndaj Haradinajt, i cili vazhdon të mbetet një nga figurat më qendrore të luftës çlirimtare dhe skenës politike kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …