Shqipëria

Banka Botërore i ka ndarë Shqipërisë 20 milion dollarë për ta luftuar koronavirusit

Banka Botërore i ka ndarë një fond prej 1.9 miliardë dollarë për 25 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore që po përballen me koronavirusin. Këshilltarja e drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore, Greta Minxhozi, deklaroi se përfituese e këtyre fondeve është dhe Shqipëria. Nga ky fond, Shqipërisë i janë ndarë 20 milion dollarë. Ajo ka shtuar më tutje se po punohet me ekipet e Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për të përcaktuar prioritetet dhe është çështje ditësh përgatitja e projekteve. Kushtet që po përgatiten këto programe janë një rast i paprecedent. Me përafërsi mund të shkojë deri në 20 milionë fondi për nevojat e emergjencës për sistemin shëndetësor. Këshilltarja e drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore, Greta Minxhozi shtoi se tani është duke u punuar me intensitet shumë të lartë dhe është çështje ditësh dhe javësh që projektet të përfundojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …