Banka ProCredit institucioni i parë në Kosovë me vetura elektrike

Banka ProCredit vazhdon me qasje të përgjegjshme ndaj mbrojtjes së mjedisit në Kosovë. Kësaj radhe banka ka pasuruar flotën e saj të transportit duke blerë 10 vetura të reja, Mitsubishi Miev, vetura këto që punojnë 100% me energji elektrike dhe nuk e ndotin ambientin.

Pa dyshim që këto vetura reflektojnë orientimin e Bankës ProCredit në ruajtjen e mjedisit. Përmes këtyre veturave, ne kemi vë në pah lidhjen mes emetimit të dioksid karbonit dhe ndotjes urbane.

“Marrja e masave në uljen e ndotjes mjedisore përballë ndryshimeve aktuale klimatike është çështje që kërkon trajtim urgjent. Prandaj, ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh, pa marrë parasysh profilin e veprimtarisë sonë. Pasurimi i flotës tonë të transportit me këto vetura e konfirmon përkushtimin e bankës tonë në ruajtjen e mjedisit” tha Ilir I. Aliu drejtor gjeneral në Bankën ProCredit.

Këto vetura njihen si vetura shumë ekonomike duke shpenzuar përafërsisht 12.5 kWh në 100 km të përshkuara. Fuqia e tyre është 49kW (66 kuaj fuqi), janë të pajisura me bateri me kapacitet prej 16kWh, për mbushjen e së cilës nevojiten rreth 8 orë.

Megjithatë numri i kufizuar i stacioneve për mbushje elektrike është një pengesë momentale, andaj Banka ProCredit ka ndërtuar stacione të tilla në afërsi të degëve të veta në 6 qendrat kryesore.

Në mënyrë që të promovoj edhe më tej frymën e mbrojtjes së mjedisit në vend, Banka ProCredit këto stacione të mbushjes do ti ketë në dispozicion edhe për klientët e bankës që posedojnë vetura elektrike. Përdorimi i tyre është falas.

Sipas të dhënave të prodhuesit, dobia më e madhe mjedisore e këtyre veturave është tek ulja e lirimit të ndotësve të ajrit deri në 100%, ndotës këta që kontribuojnë dukshëm në krijimin e mjegullës në qytete të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …