Brickos

Rama: Është koha për ta dhënë ndihmën tonë, shembullin sinjifikativ të shqiptarëve për harmoninë fetare

Rama: Është koha për ta dhënë ndihmën tonë, shembullin sinjifikativ të shqiptarëve për harmoninë fetare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një fjalimi në “Atlantic Council” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur hapin më të fundit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për përfshirjen në arsim të një lënde rreth njohurive fetare ka deklarua se me qëllim për taparandaluar ekstremizmin dhe përfshirjen e të rinjve në ideologji të tilla, ne po ndihmojmë brezin e ardhshëm me njohuri fetare për t’i mbajtur larg radikalizmave. “Një nga masat kryesore është edukimi. Duhet të jemi tolerantë dhe kjo është baza e historisë sonë dhe për të cilën ne jemi krenar. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Evropë që ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin për atë çka janë. Është koha për të reaguar, për të dhënë ndihmën tonë, për shembullin më sinjifikativ siç është ai i Shqipërisë për harmoninë fetare. Ai thotë se Qeveria shqiptare ka vendosur të aplikojë edhe një projekt të ri ai për të njohur brezat e rinj në shkolla mbi kulturën dhe historinë fetare. “Këto janë përpjekje konkrete për të mbrojtur shoqërinë tonë dhe për t’u bërë atyre të qartë kundër radikalizmit fetare dhe Islamit të vërtetë që nuk kanë lidhje midis tyre”, ka theksuar Rama.

Duke folur për sulmet terroriste, Rama theksoi se lufta ndaj ekstremizmit duhet të jetë e vazhdueshme dhe përgjigja më e madhe ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk është vetëm lufta, por edhe arsimimi. “Ne kemi marrë masat e duhura për të luftuar ekstremizmin islamik. Jemi të kënaqur se vitin e shkuar ne nuk kishim asnjë person që iu bashkuan ISIS-t. Ne hartuam një strategji të përbashkët edhe me komunitetet fetare në kuadër të masave parandaluese. Sot, ne përballemi me interpretime të ndryshme të Islamit. Ndaj, oferta e vetme kundër Shtetit Islamik nuk janë lufta dhe vdekjet. Është një luftë me terma afatgjatë. Duhet të jetë edhe reforma e par ë për gjeneratën e re për t’u dhënë atyre mundësinë për të mos u përfshirë në propagandën e ISIS, qofshin nga Lindja apo Perëndimi. Duhet të jenë të vetëdijshëm me atë çka përballen. Ata duhet të përballen me nocionin e vërtetë e të qenit mysliman, ndaj fatkeqësisht edhe Ballkani është prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj”, ka vazhduar tutje kryeministri shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …