BASHKËPUNIMI I ARDHSHËM NË MES TË AKK-së DHE LANDIT STEIERMARK NË AUSTRI

BASHKËPUNIMI I ARDHSHËM NË MES TË AKK-së DHE LANDIT STEIERMARK NË AUSTRI

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të projekteve të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për qeverisjen lokale në Kosovë Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z.Sazan Ibrahimi u takua me z.Gernot Walter nga Ekipi Koordinues i Ballkanit Perëndimor i Qeverisë Rajonale Styria në Austri dhe z.Manfred Brandner, Konsull Nderi i Kosovës.
Ky takim kishte për qëllim diskutimet për mundësitë e bashkëpunimit me Qeverinë e Land-it Steiermark të shtetit të Austrisë e cila ka vendosur në fokus Ballkanin Perëndimor në programin e saj aktual “Agenda Weiss-Grün”, i cili gjithashtu shkon në përputhje me politikat e jashtme të Qeverisë Federale të Austrisë dhe Komisionit Evropian.
AKK-ja është një organizatë që përfaqëson komunat e Kosovës andaj duke nënshkruar marrëveshje zyrtare të partneritetit dhe duke implementuar projekte të përbashkëta mes AKK-së dhe Landit Steiermark do të krijohen marrëdhënie të reja dhe të forcojnë lidhjet ekzistuese me pushtetit lokal në Kosovë në mënyrë që të ndërtojnë një bashkëpunim te ndërsjellët afatgjatë të besueshëm.
Vlen të ceket që fokusi kryesor për bashkëpunim i këtij partneriteti do të jetë në sektorin e arsimit, shkencës dhe hulumtimit.
Kjo iniciativë synon rritjen e bashkëpunimit ndër-rajonal me gjashtë shtete – Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – që ende nuk janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Bazuar në një partneritet të barabartë, Land-i Steiermark do të shoqërojë homologët e tij rajonalë në Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt Integrimit Evropian derisa qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm të rajoneve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur integrimin e tyre evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …