leoni

Sot takohet kryetarët e komunave për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë dhe lirimin e masave

GAP: Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”

Instituti GAP ju fton që të merrni pjesë në konferencën për media ku do të prezantohen të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit të tyre katër vjeçar 2017-2021.

Tash e disa vite, Instituti GAP bën monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës duke i publikuar ato në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave”. Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. GAP ka monitoruar nivelin  e përmbushjes së premtimeve në 26 nga 38 komunat. Ky është përditësimi i fundit i premtimeve për këtë mandat i cili është bërë në bashkëpunim edhe me organizatat lokale.

Në këtë konferencë për media do të shpalosen të dhëna për numrin e premtimeve të dhëna dhe sa janë përmbushur ato nga kryetarët akutalë, fushat që kanë pasur nivel më të lartë të përmbushjes dhe fushat me nivel më të ulët të përmbushjes së premtimeve zgjedhore.

 

Data: 16 shtator 2021 (e enjte)

Ora: 10:00

Vendi: Swiss Diamond Hotel, Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Llaushë të Skenderajt, sot  u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë …