Bashkësia Islame e Kosovës njofton se 282 besimtarë nga Kosova kanë arritur në Mekë

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se 282 besimtarë nga Kosova kanë arritur në Mekë

Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se të dielën 282 besimtarë nga Kosova kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë. Siç thuhet në njoftim, ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres. “282 besimtarë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt vendeve të shenjta, kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë. Ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …