BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

 BDI: Kujt i pengon ligji për lojëra të fatit, me të cilin largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat?

Bashkimi Demokratik për Integrim me habi dhe mosbesim po e ndjek debatin dhe fushatën kundër ligjit për lojëra të fatit dhe në mbrojtje të monopolit.

Kujt i pengon dhe po e bllokon për dy vite ligjin për lojëra për të fatit me të cilin:

– largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat
– Mbron dhe ndalon të miturit mga përfshirja në lojërat e fatit.
– Rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe çmimit të licencave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat.

Kush po e mbron monopolin 15 vjeçar dhënë një kompanie bulgaro-serbo-maqedonase për organizim e lojërave të fatit, fitimi i “raportuar” i së cilës është mesatarisht 15 milionë euro në vit?

Kush nga opozita shqiptare lobonte për plotësim të ligjit me amandament në favor të kazinove?

Ligji është miratuar nga Qeveria, presim që edhe deputetët ta mbështesin atë menjëherë.
Largimi i kazinove dhe bastoreve si dhe demonopolizimi i industrisë janë politike dhe program i Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe Qeverisë i miratuar në Kuvend.

Ne jemi të përcaktuar të demonopolizojmë çdo industri, në veçanti monopolet kriminele të bashkëjetesës së politikës me krimin dhe të kamufluar.

Asnjë fushatë e sponsorizuar me para të pista nga monopoli që mban peng penguesit nuk do të na ndalojë nga përcaktimi ynë për t’i larguar lojërat e fatit nga fëmijtë tanë, për ta demonopoliziar dhe liberalizuar tregun dhe për t’i rritur të ardhurat në buxhet!

Fushatat bllokuese, shpifëse, negative dhe ofenduese, nuk do të na ndalojnë do të vazhdojmë të thejmë çdo barierë para nesh.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …