Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

BE do të jetë vëzhguese e zgjedhjeve në Kosovë

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për t’i vëzhguar zgjedhjet e 6 tetorit. Përmes një komunikate për shtyp, BE ka treguar se do të vëzhgoj zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka emëruar Viola von Cramon-Taubadel si Krye-vëzhguese të zgjedhjeve. “Unë besoj që është e rëndësishme për BE-në të vazhdoj të përcjellë zgjedhjet në Kosovë, që filluan nga viti 2009. Unë besoj se vëzhgimi ynë do të jetë i rëndësishëm në këto zgjedhje. Është nder i madh për mua që të udhëheq këtë mision të BE-së dhe unë e kam pranuar këtë detyrë me plotë përgjegjësi.”, u shprehë Viola von Cramon-Taubadel. Zgjedhjet e parakohshme u shpallën në Kosovë pasi kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dha dorëheqje për shkak të ftesës që mori nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …