Bedri Hamza: E kemi gati pakon emergjente financiare prej 320 milionë euro, presim mbështetjen e partive

Bedri Hamza: E kemi gati pakon emergjente financiare prej 320 milionë euro, presim mbështetjen e partive

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën për media, fillimisht ka shpreh solidaritet dhe shqetësim për situatën e krijuar nga virusi covid-19, si dhe ju shprehu ngushëllime familjeve të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit.

  1. Hamza, falënderoi grupet parlamentare të PDK, AAK, Nisma, 6 plus dhe deputetët e pavarur, të cilat i kanë dhënë nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të premten, ku do të diskutohet pakoja e masave për të mbrojtur ekonominë e vendit, nga situata e krijuar nga pandemia.

Pakoja emergjente financiare do të jetë për të ndihmuar familjet, punëtorët e sektorit privat, bizneset, pensionistët dhe gjitha kategoritë tjera shoqërore duke përfshirë edhe familjet pa asnjë të punësuar, për tu përballur me sfidat me pandeminë covid-19.

“Pakoja e propozuar nga PDK, është përtej çdo dallimi partiak, propozon këto masa me qëllim të zvogëlimit të ndikimit negativ në ekonomi, propozon pako për t’u përballur në fillim me efektet negative sepse më vonë do të jetë më vështirë dhe është më e shtrenjtë”, potencoi z. Hamza, duke shtuar se masat e deritashme nga qeveria janë të pamjaftueshme, duke pasur mungesë profesionalizmi dhe përvoje institucionale për pakon e ofruar.

Hamza tha se PDK tanimë ka hartuar pakon financiare prej 320 milionë euro për këtë fazë emergjente dhe ai tha se PDK është e hapur që këtë propozim ta diskutojnë dhe plotësojnë në bashkëpunim me gjitha Grupet Parlamentare në Kuvend.

Sipas propozimit të z. Hamza, pagat për të punësuarit në sektorin privat për tre muaj rresht të bëhet nga 300 euro dhe kjo shumë totale është 72 milionë euro, pakoja për ndihmën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prej 40 milionë euro, për zyrtarët e vijës së parë si Klinika infektive, IKShP, etj. shtesa nga 500 euro, si dhe për rastet sociale nga 100 euro shtesë për çdo muaj në tre muajt e ardhshëm, shuma e përgjithshme është 78 milion euro.

Subvencionimi i ndërmarrjeve private, të cilave ju mungon inkasimi, etj, përkrahja duhet të jetë 20 milion euro, ndërsa për ministritë e linjës si Ministria e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme etj, përkrahja do të ishte 25 milion euro, potencoi z. Hamza. Përkrahja për komuna, varësisht nga banorët, gjithsejtë do të ishte 21 milion e 500 mijë euro, shtesat për eksport, deri 5 milion euro, mbështetja për komunitetet jo shumicë, përkrahja do të ishte 5 milion euro, ceku z. Hamza, si dhe përkrahja për kompanitë që eksportojnë, 15 milion euro, për familjet e dëshmorëve, invalidë të luftës, 10 milion euro, fonde këto që nuk do të ndërhyjnë në strukturën e buxhetit të shtetit dhe nuk rrezikojnë stabilitetin makrofiskal.

Si burim i parë, sipas z. Hamza, është buxheti aktual prej 458 milion euro, ky bilanc të zvogëlohet për 128 milion euro, si dhe të rritet borxhi publik i brendshëm, për disa pikë, rreth 150 milion euro dhe 50 milion euro nga burimet tjera, nga partnerët tanë. Presim edhe përkrahjen e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, prandaj, theksoi z. Hamza, falënderoj taksapaguesit e këtyre shteteve për kontributin e tyre. Të gjitha këto propozime, theksoi z. Hamza, nuk e rrezikojnë strukturën e buxhetit aktual as stabilitetin makrofiskal.

 “Jemi gati të diskutojmë me të gjitha partitë, sepse buxheti aktual nuk e kishte planifikuar gjendjen për virusin korona, prandaj dallimet mund të përafrohen në seancë të jashtëzakonshme”, theksoi z. Hamza.

Për këtë pako, nëpërmjet Kuvendit, ceku z. Hamza, sigurojmë legjitimitetin e pakos emergjente financiare, sepse, vetëm Kuvendi ka mandat t’i ndryshoj ligjet dhe t’i aprovoj ato. Ai ka ftuar partitë tjera, të mos bëjnë vonesa në këtë drejtim, sepse ato shkojnë në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. Pakot financiare mund të kenë ngjashmëri mes vete, nga ajo e aprovuar nga qeveria, dhe një e propozuar nga një parti opozitare, si dhe kjo që propozon PDK, ceku z. Hamza, është bërë pas analizës së thuktë dhe të detajuar çka të financohet dhe ku të gjendet burimi, pa rrezikuar strukturën dhe substancën e buxhetit, prandaj, ai kërkoi unitet të të gjitha partive që në seancën e jashtëzakonshme të debatohet dhe aprovohet ky propozim për Pakon Emergjente financiare të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …