Sot në për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis raporton ministri Abrashi

Arban Abrashi thotë se koalicioni LDK – Vetëvendosje nuk ka mundur të krijojë një  ‘Qeveri të shpresës’

Arban Abrashi nga LDK-ja ka thënë që koalicioni LDK – Vetëvendosje nuk ka mundur të krijojë një  ‘Qeveri të shpresës’. Sipas Abrashit, Vetëvendosje ka pasë një qasje jo të sinqertë karshi partnerit me të cilin po e formonin Qeverinë. “Ideja themelore e kësaj qeverisje nuk ka qenë e mirë. Fokusi nuk ka qenë tek temat e mëdha por tek LDK-ja. Është gabim edhe deklarata e Konjufcës që tha se LDK po fshihet pas Grenellit”. “Ka qenë një politikë e padrejtë dhe kjo është arsyeja pse Kurti qëndroi vetëm për 50 ditë si kryeministër. Kostoja për këtë po paguhet nga LDK dhe nga Kosova”. Sipas tij kjo parti ka bërë eksperiment me një kryeministër i cili për pak kohë ka bërë që të prishen edhe marrëdhëniet me SHBA-të.Ai shprehet se është shpëtuar Kosova me daljen nga ky koalicion. Abrashi thekson që LDK-ja nuk i sheh si opsion zgjedhjet në kohë pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …