Bedri Hamza: Votuesit e PDK-së mund të mos dalin fare në zgjedhje por nuk votojnë për asnjë parti tjetër

Bedri Hamza: Koalicioni qeverisës nuk i ka pasur numrat për ta futur buxhetin në procedurë

Gjatë konferencës së PDK-së, të dielen, Bedri Hamza, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie ka reaguar rreth miratimit të buxhetit, duke thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka pasur numrat për ta futur buxhetin në procedurë. Hamza ka shtuar se opozita e di rëndësinë që e ka buxheti për shtetin dhe ndjen për situatën në të cilën ndodhet shteti. Megjithatë, ai ka deklaruar se koalicioni nuk i ka pasur numrat për ta futur buxhetin në procedurë, pasi që për një gjë të tillë duhen dy të tretat e votës në Kuvend. Sipas tij, qeveria ka probleme, pasi që ka gabim në rangimet e prioritetet. Kërkesë e PDK-së, ka thënë ai, ka qenë që deputetëve t’iu jepet materiali kompleks dhe voluminoz, në mënyrë që ata ta shqyrtojnë për një apo dy ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …