leoni

Berat Rexhepi: Ne të gjithë do të harrohemi ndërsa historia ty nuk do të të harroi asnjëherë

Berat Rexhepi: Ne të gjithë do të harrohemi ndërsa historia ty nuk do të harrojë asnjëherë

Urime Ditëlindja. Hera e parë qe e ndaj një tregim në Ditëlindjen tënde për ty në pika të shkurta. Në mendjen time dhe herën e fundit të mbajë mend është kur ke fishllu me ndal traktorin ne ara sepse dëgjoheshin krisma dhe me hapa të shpejt livadhit duke fishllu drejt shtëpisë, mbaj në mend axhën Rexhep pas teje drejt e në shtëpi, sot i mbaj mend atë fishllim te thektë unë nuk kam ditur asgjë vetëm se dëgjoja krisma, kur ti arrite aty në shtëpi unë dhe Fikreti kemi mbrri në oborr asnjë nuk i njihja ata burra qe dolën nga kulla jonë përveç Bacës Zeq dhe Gjyshit.

Sytë e mijë të kërkonin vetëm ty e mbaj mend gjoksoren duke e venu, e automatikun dhe maskën në dorë,e mbaj mend një debat,mbaj mend gjyshin në shtaga pasi qe ishte operuar në këmbë dhe nuk mund të ecte pa to qe diçka tu është drejtuar dhe keni biseduar, mbaj në mend kur ti je nis drejt rrugës së lirisë e unë të kam ardhur mbrapa duke vrapuar pas teje për disa metra dhe dorën make vu mbi kokë dhe gjoks dhe kjo ishte hera e fundit kur unë i kam shikuar fytyrën dhe sytë e tu sepse gjatë tërë ditës dhe mbaj mend në mbrëmje vetëm të shtëna e helikopterë dhe në fund qe mbaj mend trupin tënd e të Axhës Rexhep të vdekur…

Këtë urim ta dedikova ty për herën e parë sepse sot jam prind dhe kam kuptuar çdo gjë më shumë sesa dikur, tani e kam kuptuar se sa e vështirë është të jesh prind e ti lësh fëmijët e tu dhe jetën ta dhurosh për liri… Urime Ditëlindja ti ke vetëm ditëlindje ne të gjithë do të harrohemi ndërsa historia ty nuk do të të harrojë asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …