Bedri Hamza: Kosova po përballet me krizë energjetike, PDK-ja do të investojë në kapacitete të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka akuzuar Qeverinë aktuale për dështime në sektorin e energjisë. Ai tha se Kosova po përballet me krizë energjetike dhe mungesë investimesh strategjike. Në prezantimin e prioriteteve të PDK-së për energjinë dhe infrastrukturën, kandidati  Bedri Hamza tha se gjatë viteve të fundit nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri energjetik dhe kritikoi dështimin e projekteve të gazit si dhe investimeve të tjera në këtë sektor. Ai premtoi se një qeveri e udhëhequr nga PDK-ja do të ndërtojë kapacitete të reja prodhuese, do të investojë në energjinë e ripërtëritshme, modernizimin e termocentraleve dhe zgjerimin e rrjetit energjetik. Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza paraqititi edhe një sërë projektesh infrastrukturore, përfshirë përfundimin e autostradës së Gjilanit, rrugëve drejt Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, si dhe investime në hekurudha dhe infrastrukturën digjitale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …