KQZ mbyll sot afatin për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbyllë sot, më 30 maj, afatin për aplikim online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave që do të monitorojnë zgjedhjet e 7 qershorit dhe proceset pas zgjedhore. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se aplikime mund të dorëzojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja. Ai theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë edhe një program të veçantë për vëzhguesit ndërkombëtarë, me qëllim prezantimin e sistemit zgjedhor dhe procesit të administrimit të zgjedhjeve në Kosovë, si dhe mundësimin e përcjelljes së aktiviteteve kryesore zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …