leoni

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli kritikon ministrin, Faton Peci, për fyerjet, sharjet dhe ofendimet që po ia bën ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari  i AAK-së, Behgjet Pacolli, e ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin për fyerjet, sharjet dhe ofendimet që po ia bën ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. Pacolli iu ka drejtuar  Pecit duke thënë se s’ka veti më të keqe “të pështysh aty ku ke ngrenë”. “Po mundohem t’ju kuptoj por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë se  nuk ka veti më të keqe për një të ri se kjo “të pështysh aty ku ke ngrenë”, ka shkruar Pacolli. Ai tutje ministrit Peci i tha se jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën. “Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, ka shkruar Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …