U Mbajt Kuvendi i Dytë i “Shkollës Shqipe “ në Zvicër

U Mbajt Kuvendi i Dytë i “Shkollës Shqipe “ në Zvicër

Të dielën me datën 30 janar 2022 u mbajt Kuvendi i Dytë i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, në të cilën Kuvend u prezantuan përpjekjet, angazhimet dhe gjithë veprimtaria e vitit 2021. Fakte që dëshmojnë se sukseset e “Shkollës Shqipe” në Zvicër janë edhe një dëshmi se aty ku punohet me përkushtimin të veçantë sukseset nuk mungojnë.

Kuvendin e hapi koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili pasi iu dëshiroj mirëseardhje pjesëmarrësve nga të gjitha kantonet e Zvicrës, apeloi për një përkushtim  edhe më të madh në hapjen e pikave të reja shkollore gjithë andej ku ka shqiptarë. “Fakt është se shkolla shqipe bëhet dhe kjo përpjekje e përbashkët na bën nder dhe na motivon, që të punojmë edhe më shumë në shërbim të gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.”

Në raportin e tij vjetor ai bëri një prezantim të detajuar që nga fillimi e deri në ditët sotme duke shfletuar faqe nga aktiviteti i gjithmbarshëm duke prezantuar hapjen e pikave të reja shkollore njëra pas tjetrës. Falënderoi Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, e cila me stafin e saj në vazhdimësi ishte dhe është në shërbim të shkollës shqipe, si dhe theksoi bashkëpunimin e frytshëm me Ambasadën e R. së Kosovës dhe atë të M. Së Veriut, shoqatat e ndryshme, veprimtarët, prindërit etj.

Në vazhdim ai shtoi, “me punën dhe përkushtimin tonë përmbysëm idenë se gjoja prindërit shqiptarë nuk janë të interesuar t`i dërgojnë fëmijët në orët mësimore në gjuhën shqipe, përmbysëm idenë se gjoja shkolla shqipe nuk bëhet në Zvicër, duke iu bërë thirrje të gjithë kolegëve që të angazhohen në këtë rrugëtim të përbashkët. Në këtë rrugëtim ne jo vetëm që fituam respektin nga mërgimtarët shqiptarë, nga institucionet tona Shqipëri – Kosovë, nga mediat elektronike apo të shkruara, por bindëm edhe kundërshtarët se “Shkolla Shqipe” ndryshoi gjendjen e pikave shkollore në Zvicër”.

Sot jemi më të fortë se bashkë me ne janë edhe 75 pika shkollore të hapura në 18 kantone të Zvicrës me një staf pedagogjik të diplomuar prej 30 vetash: Dr. Vaxhid Sejdiu, Mimoza Dako, Qefsere Sejdiu, Shqipe Bajrami, Nora Macula, Albulena Jusufi, Ardjan Shaqiri, Lumnije Klinaku – Neziri, Liljana Doda – Gojani, Isuf Ismaili, Teuta Myrtaj, Ardita Abazi, Minire Azemi, Lendita Kokallari, Nazmije Kamberi, Boralda Kuçi, Shkëlzime Kurtaj, Majlinda Shaqiri, Jonida Bërdëllima, Arbresha Ziberi, Nedreta Ademi Anita Duriçi, Florina Zenelhasani, Henrieta Lala, Anila Borova, Shkurte Kamberi, Renata Balliu, Mirsime Durmishi, Fatbardha Batalli dhe Alma  Mico.

Në 50 faqet e raportit kishte renditur të gjitha aktivitetet e Shkollës Shqipe duke renditur takimet, konsultimet me prindërit dhe veprimtarët në Zvicër, takimet, mbledhjet, konsultimet në Kryesi apo në Këshillin e Arsimtarëve deri në hapjen e pikave shkollore. Mijëra orë pune duke filluar nga kontaktet e para e deri në dorëzimin e pikës shkollore dhe angazhimin e mësuesit në procesin mësimor “është një punë e mundimshme por në anën tjetër një kënaqësi që mundemi suksesshëm t`i shërbejmë shkollës shqipe”.

Po ashtu në këtë Kuvend u miratuan të gjitha dokumentet bazë nga fletëparaqitja e deri te rregullorja e punës.

Ai gjithashtu theksoi bashkëpunimin me  mediat si dhe falënderoi të gjithë pa dallim për prezantimin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër. Emisionet e shumta dedikuar Shkollës Shqipe, shkrimet në mediat e shkruara, intervistat dhe promovimet siç ishin në TVSH (emisioni “Ura”), në TVSH (emisioni “Kohë moderne”), “Top – Channel”, “Vision plus”, TV SCAN, TV SYRI, TV Dielli – “Radio Kosova e lirë”, gazetat  “Diaspora shqiptare”, “albinfo”, “pro-integra”, TV M2, Radio Shkupi, RTK – Emisioni “Më afër”, Radio Kosova, RTK “Programi i Mëngjesit”, RTK – emisioni “Linja shqip”, si dhe njoftime, të publikuara në një mori gazetash, portalesh në mbarë botën shqiptare.

Pra gjatë vitit 2021 janë hapur dhjetëra pika shkollore, janë sistemuar dhjetëra mësues në pikat shkollore duke i shoqëruar deri në marrjen e klasave, kontaktet me drejtoritë e shkollave,

dorëzimin e çelësit dhe detyrave brenda shkollës, sigurimin e librave, sqarimet rreth

pagesave, rreth orëve mësimore, detyrat dhe përgjegjësitë e kështu me radhë duke i

motivuar sa më shumë në marrjen e detyrës dhe organizmin sa më të mirë të orëve

mësimore, të cilat deri dje nuk ishin, por sot janë.

Në pikën e dytë mësuese Liljana Doda – Gojani dha një raport të shkurtër rreth punës  së sektorit pedagogjik, duke vënë theksin në kalendarin mujor dhe atë vjetor si dhe në aktivitetet e lira rreth festave siç janë 28 nëntori, 17 shkurti, 7 Marsi etj.

Në pikën e tretë, mësuese Nazmije Kamberi prezantoi raportin e saj rreth sektorit për informim, brenda të cilit është zhvilluar një aktivitet i rëndësishëm në njoftimin e prindërve shqiptarë me pikat e reja shkollore.

Dhe në pikën e katërt të fundit pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë dhe të shohin në prezantimin e tyre raportin financiar nga arkëtarja e “Shkollës Shqipe” Iba Bulica, e cila

prezantoi në detaje raportin financiar për vitin 2021. Duke i radhitur të gjitha dëshmitë bëri që ky prezantim të përshëndetet nga të gjithë pjesëmarrësit. Po ashtu ajo theksoi për vlerën dhe rëndësinë e seminarit të fundit të mbajtur në kuadër të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, i cili u solli një informacion të mjaftueshëm mësuesve rreth pyetjeve të shumta për organizimin.

Dhe në fund pas debatit rreth raporteve, të njëjtit u miratuan njëzëri.

Shkolla shqipe Zvicër

Sektori për Informim

Isuf Ismaili

Kontrolloni gjithashtu

Me 19 prill 2024, me përkujtim të thellë kujtohen dy Heronjë të lavdishëm të kombit, Muharrem dhe Nazim Asllani

Me 19 prill 2024, me përkujtim të thellë kujtohen dy Heronjë të lavdishëm të kombit, …