Behxhet Pacolli mori bekimin e Kuvendit të Përgjithshëm të ARK-së për të vendosur lidhur me formimin e institucioneve

Behxhet Pacolli mori bekimin e Kuvendit të Përgjithshëm të ARK-së për të vendosur lidhur me formimin e institucioneve

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ia ka hapur rrugën vetes për të bërë koalicion me Ramush Haradinajn e Kadri Veselin. Tashmë ai  ka marrë edhe bekimin e organit më të lartë partiak, Kuvendit të Përgjithshëm të ARK’së, për të gjetur zgjidhje për bllokadën politike, në të cilën ndodhet Kosova prej certifikimit të zgjedhjeve. Lideri i AKR-së kishte propozuar Qeverinë gjithëpërfshirëse, por ishte kundërshtuar nga të gjitha partitë. I kishte dhënë ultimatum LDK-së të bëjë koalicion me Vetëvendosjen për të ndërtuar Qeverinë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së, është diskutuar edhe për bashkimin e këtij subjekti me koalicionin PDK-AKR-NISMA. Kuvendi ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behxhet Pacolli, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shoh mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …