Publicisti Behxhet Shala, ka publikuar një shkrim kritik, ku akuzon klasën politike për thellimin e krizës institucionale, polarizimin e skenës politike dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes si mjet për mbajtjen e pushtetit. Duke komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës Shala pretendon se Abdixhiku po përballet me një kundërshtim të madh brenda partisë, pas mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm. Ai gjithashtu hedh akuza se ka pasur përpjekje dhe presione politike për të bindur delegatët që të tërheqin nënshkrimet e tyre, pretendime për të cilat nuk ofron prova. Shala shprehet se Lëvizja Vetëvendosje ka interes që Abdixhiku të mbetet në krye të LDK-së, duke e konsideruar atë një partner të favorshëm politik, ndërsa vlerëson se ish-kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është figura që mund të krijojë një alternativë më të fortë brenda kësaj partie. Në fund të shkrimit, Behxhet Shala thekson se Kosovës i mungojnë figura historike që, sipas tij, do të kishin ndikuar në një zhvillim tjetër të vendit, ndërsa vlerëson se situata aktuale politike kërkon përgjegjësi dhe reflektim nga të gjithë faktorët politikë. Albin Kurtin mund ta ndalin vetëm dy toreadorë, Hashim Thaçi dhe Përparim Rama!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
