Bekim Bestrovci

Bekim Brestovci emërohet këshilltar për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale

Ish zëvendës ministri i Diasporës dhe investimeve strategjike z.Bekim Brestovci, ka bërë të ditur që tani është pjesë e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama. Ai tani është në funksionin e këshilltarit për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avancimin e shërbimeve publike.

I jam mirënjohës kryetarit Rama për besimin e dhënë, për të qenë bashkëpjesëmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës.

Bashkë na priftë e mbara! Ka shkruar në postimin e tij Bekim Brestovci.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar statistika të reja deri në orën 11.00, kur janë numëruar 91 për qind e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhave ka publikuar statistika të reja deri në orën 11:04, kur janë …