Bekim Bestrovci

Bekim Brestovci: Vrapimi i Kurtit pas votave të Diasporës është shfaqje e një frike të madhe që ka nga rezultati në balotazh

Biznesmeni dhe zyrtari  i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, në një postim të tij ka shkruar se Diaspora është kauza ime kryesore politike dhe gjithsesi jam për të drejtën e votës të Diasporës, sikurse që jam pro krijimit të rrethanave sa më lehtësuese për të votuar. Vetëvendosja sa ishte ne opozitë i premtoi Diasporës votim nëpër ambasada, premtim ky i cili si  dhe  shumë premtime të tjera ishte vetëm Mashtrim e Gënjeshtër. Pjesëmarrja në votim duhet të ngelet në vullnetin e qytetarëve e nëse kryeministri Kurti dëshiron  të organizojë  fluturime për ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim atëherë duhet të përfshihen të gjithë të interesuarit pa i ndarë  paraprakisht se votues te cilës parti janë. Vrapimi në këtë mënyre pas votave të Diasporës është  shfaqje e një frike të madhe që ajo ka nga rezultati zgjedhor, përderisa pritja e Vetëvendosjes  që me votat nga Diaspora ta përmbysë rezultatin zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve me banim rezident në Kosovë është fyerje për votuesin nga Kosova. Qytetari i Kosovës më 14 Nëntor,  do t’ i thotë JO mashtrimit dhe gënjeshtrave të Albin Kurtit, ka saktësuar, Bekim Brestovci.

Kontrolloni gjithashtu

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin për Siguri e Mbrojte, ka shkaktuar tensione

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin për Siguri dhe Mbrojte, …