Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Bekim Haxhiu: Nëse Qeveria nuk mund të sigurojë vaksinat le të hap rrugë, sepse ka njerëz që mund t’i sigurojnë ato

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vazhduar të kritikojë Qeverinë e Kosovës në lidhje me vaksinat antiCOVID-19. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu përmendi të dhënat e vdekjeve nga Covid-19 në Kosvë, shkruan lajmi.net Ai, tha që nëse Qeveria e Kosovës nuk mund të sigurojë vaksinat kundër Covid-19, të hap rrugë, pasi sipas tij ka njerëz që mund të sigurojnë këto vaksina. “Po ndodhin vdekje çdo ditë. Prej 14 shkurtit deri më sot 651 qytetarë që kanë humbur betejën më Covid-19. Prej themelimit të Qeverisë janë 435 raste që kanë humbur jetën. Ajo shumë shpejt për qeverinë është ngadalë për qytetarët. Nëse nuk jeni të zotë me sigurua vaksinën hapeni rrugën. Ka njerëz që munden me sigurua vaksinën. Duhet forca të gjithëve bashkë për të siguruar vaksinat. Ajo ‘shumë shpejtë’ që është deklaruar para 10 ditëve, është shumë ngadalë për qytetarët”, tha Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …