Gordan Grlić Radman: Kroacia do t'i dhurojë 10 mijë vaksina Kosovës ndihmë për luftimin e pandemisë

Gordan Grlić Radman: Kroacia do t’i dhurojë 10 mijë vaksina Kosovës ndihmë për luftimin e pandemisë

Ministri i Jashtëm Kroat, Gordan Grlić Radman gjatë vizitës në Kosovë  ka thënë se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë vaksina anti-Covid. Ministri kroat ka thënë se kjo vizitë do t’i shërbejë përmirësimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve. “Kroacia dhe Kosova siç tha edhe ministrja janë vende tradicionalisht mike që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete. Sot kam nder që me stafin tim të jem këtu në Kosovë. Kjo vizitë do të shërbejë për intensifikimin e marrëdhënieve. Nuk duhet të harrojmë faktin se pikërisht Kroacia ishte një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë jemi shumë krenarë. Kam informuar ministren për vendimin e Kroacisë për dhurimin e 10 mijë vaksinave për luftimin e pandemisë. E di që kjo do të jetë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera ai

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …