KEK
Fillimi / Lajmet / PDK në Prizren reagon për kapjen dhe degradimin e arsimit nga kryetari Haskuka
PDK

PDK në Prizren reagon për kapjen dhe degradimin e arsimit nga kryetari Haskuka

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren reagon ndaj mënyrës së kthimit të dy zëvendësdrejtorëve të larguar më parë përmes zarfeve, pa konkurs, në pozitën si ushtrues detyre, përsëri pa konkurs, nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që përbën një skandal në vete.

Emërimi i Hysamendin Beshit si ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit në shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, pas largimit prej 8 muajsh nga e njëjta pozitë, përbën një rast të veçantë amatoresk, ​që s’ka ndodhur ndonjeherë në arsimin prizrenas, madje as gjatë kohës së viteve të ’90-ta.

Në këtë rast shtrohet pyetja se përse Haskuka e largoi pa ndonjë arsyetim dhe si e pranoi prapë të njëjtin njeri në të njëjtën pozitë, pa ndonjë konkurs?

Rast i ngjashëm është edhe ai i emërimit të Hamdi Fazliut në pozitën e u.d të zv/drejtorit në gjimnazin “Remzi Ademaj”, të cilin para një viti me rekomandimin e drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, Haskuka e kishte larguar nga pozita e njëjtë në atë shkollë.

Këto raste përbëjnë shkelje, të cilat duhet t’i trajtojë Prokuroria në Prizren, bashkë me shumë shkelje të tjera, sikur në rastin e aktakuzës tashmë të ngritur ndaj drejtoreshës së Arsimit, Xhemile Vezgishit!

PDK i’a bën me dije opinionit se në vazhdën e shkeljeve të shumëfishta janë edhe mbajtja e jashtëligjshme e pozitës së ushtruesit të detyrës së drejtorit, ku në këto shkolla, disa herë ka tejkalim të afatit të paraparë ligjor për këto pozita.

Për të ardhur keq është forma se si tash Haskuka po i riciklon kuadrot e ish-Kryetarit, Ramadan Muja, të cilët për t’i ruajtur pozitat kanë bërë fizkulturë duke kaluar nga PDK në NISMA, kur ky subjekt e kishte Drejtorinë e Arsimit.

Këto dhe shumë e shumë raste të tjera dëshmojnë për amatorizëm, mosrespektim të ligjit, si dhe kapje të Komunës së Prizrenit nga Haskuka dhe axhami qeverisja e tij. PDK nuk habitet për veprime të tilla të Haskukës, pasi ato tashmë janë të përditshme e gërditëse, por se si në këto raste nuk ka ndonjë reagim nga MASHT-i apo lideri i VV-së, Alibin Kurti, që sa ishte në opozitë ka kritikuar rivalët për kapjen e institucioneve.

Sektori për Media i degës!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për ta zëvendësuar liderin e kësaj partie që është në Hagë

Enver Hoxhaj dha dorëheqjen e tij dhe të kryesisë së PDK-së deri në Konventën e 3 korrikut

Kryetari në dorëheqje i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ...