Bekim Jashari

Bekim Jashari: Nuk habitem pse nuk përmendet më, emri i Murat Jasharit për kryetar të Kosovës, nga krerët e Vetëvendosjes

Lidhur me marrëveshjen e sotme mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit  është deklaruar edhe Bekim Jashari. Ai ka thënë se nuk është i habitur nga ndërrimi i preferencave prej partisë së Kurtit, por ka bërë thirrje që populli duhet të jetë i kujdesshëm se kënd po voton dhe  nuk habitet nëse tash më nuk përmendet më  emri i Murat Jasharit, nga krerët e Vetëvendosjes. “Duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekte ve politike, në këtë rast edhe të LV-së. Do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, ka thënë Jashari, duke i uruar suksese atyre që e kanë marrë këtë vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …