Berat Abdullahu: Kur dashakeqët përpiqen të përlyejnë emra, ata fëlliqin veten e tyre

 (Reagim në lidhje me shkrimin e botuar në gazetën “Bota Sot” të datës 8 korrik 2015, e mërkurë faqe 24 tek këndi kultura. Meqenëse “Bota Sot” për çfarëdo lidhje subjektive që ka me subjektin nuk e ka botuar ne detyrohemi që shkrimin ta botojmë sërish aty ku na japin mundësinë).

 

 

Nuk do ta merrnim mundimin kot t’ia kthenim z. Shpend Hoxhës përgjigjjen tonë për të gjitha ato shpifje, sharje, tendencë nënçmimi sikurse mos të kishim respekt ndaj babës së tij, shkrimtarit të mirënjohur Rexhep Hoxhës.

Rexhep Hoxha është një njeri i shkëlqyer, me zemër të mirë, i cili përherë ka treguar disidencë përballë pushteteve politike jo të drejta. Na ka dhënë letërsi të bukur shqipe, sidomos për fëmijët tanë. Rexhep Hoxha është shkrimtari ndër më të mirët për fëmijë. Madje shumë i dashur për ta. Ne kemi respekt për këtë njeri shembullor!

 

Prandaj jemi të detyruar falë këtij karakteri t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë.

 

Ne, si staf i shtëpisë botuese “Berati” në Prizren jemi takuar disa herë. Me të cilin kemi diskutuar për çështje të ndryshme. Ne, jemi marrë vesh, kemi kontraktuar veprat letrare të tij përmes një marrëveshje. Atëbotë, Rexhep Hoxha ishte shumë dashamirës rreth nesh. Gjithashtu edhe ne ishim dashamirës ndaj tij. Përmes një kontrate të cilën si faksimile do ta vendosim më poshtë, po ashtu edhe fletëpagesat, do të dëshmojmë të kundërtën e asaj që thotë djali i tij, i cili vetë me të dy duart duke i “shkumuar” goja ka pranuar të hollat. Është dashakeqe, e turpshme ajo që thotë për ne, duke na quajtur matrapazë të librit. Ne, nuk dëshirojmë ta quajmë ashtu sepse megjithatë kemi kontribuar shumë në lëminë e shkollimit shqiptar në Kosovë, dhe po ashtu jemi të ndërgjegjshëm duke respektuar kodet etike, së paku këto jemi mësuar t’i respektojmë gjatë aktiviteteve botuese. Ja, më poshtë faksimilja:

 

 Neve na vie keq, që përmes këtyre faksimileve fytyra e Shpend Hoxhës do të duhej të skuqej, nëse vërtetë ka fytyrë pas gjithë atyre akuzave dhe shpifjeve që na ka bërë.

 

Më, tutje ky djal i autorit Rexhep Hoxha thotë se ka prishur kontratën me ne. Kjo është shumë e vërtetë. Ne kemi shtypur 5 libra me tirazh nga njëmijë copë, sa e kemi pasur marrëveshjen, për këtë dëshmojnë hyrje-daljet e librit të punës. Nëse do, në një shkrim të ardhshëm edhe këtë mund t’ia dëshmojmë. Megjithëse nuk është, e re të themi se në Kosovë shitja e librave është në formë të shkëlqyer. Librat çdo ditë e më pak po blihen!

 

Ky djalë i këtij shkrimtarinuk mjaftohet me fyrjet që na bën në emër të babait të vet, por merr guximin të na quaj falsifikator të autorëve të ndryshëm. Fillimisht,, ai nuk ka integritet njerëzor të merret në këtë mënyrë me ne, sepse fundja çka mund të përfaqësoj ai është vetëm trashëgimia e babait të vet. Nuk ka të drejtë të flet për autorët tjerë, madje nuk mundet të kërkoj llogari për ta, sepse një gjë e tillë nuk i takon, as njerëzisht, as juridikisht.

 

Megjithatë, ne, për hir të opinionit publik, pas gjithë asaj balte që na ka hedhur ky djalë i shkrimtarit që e ka shumë qejf paranë, ne deklarojmë publikisht që në tërë veprimtarinë tonë botuese jemi munduar që megjithë vështirësitë që kemi pasur ta mbajmë gjallë librin, e lëre ta keqpërdorim atë, siç pretendon ky djalë i paedukatë. Deklarojmë publikisht që libri është jeta jonë. Prandaj ashtu siç e duam jetën, e duam edhe librin. Ashtu siç e respektojmë jetën, e respektojmë edhe librin. Pra ne jetën nuk mund ta falsifikojmë, prandaj kurrë as librin. Publikisht deklarohemi që kurrë nuk kemi falsifikuar asnjë libër. E kemi trajtuar librin mirë duke e ditur se libri sjell progres, shkollim, kulturë dhe edukatë për gjithë shqiptarët gjithandej.

 

Më tutje, ai na ka akuzuar se ne, po i shkelim librarët tjerë duke dhënë çmime të ulta përballë çmimeve të tyre. Është e vërtetë kjo. Shtëpia Botuese Berati, nuk është shtëpi botuese e lagjeve të Prishtinës, ajo është e ndërtuar mirë, me kapacitete të larta, të cilat nuk i ka asnjë shtypi botuese në Kosovë, por edhe më gjerë. Prandaj ne kemi kapacitete që librin ta shesim më lirë se të tjerët. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Fundja leximi nuk i sjell dëm askujt!

 

Sa për kualitetin e dobët të librave që flet ky djalë duke na fyer rëndë, ne publikisht mund të themi se kualiteti jonë i botuar në libra është i nivelit evropian. Për këtë s’ka diskutim. Derisa libri jonë shitet më shumë se çdo libër tjetër, nuk do ta vazhdojmë diskutimin më tej.

 

Mund të pajtohemi me një pikë me këtë djalë që e lakmon shumë paranë, që pirateria është duke u zhvilluar me të madhe.. Edhe ne, po dëmtohemi për çdo vit me mijëra euro duke na falsifikuar librat tanë.

 

Ne, shpresoj më që përmes këtij shkrimi të kemi arritur ta kthjellim sado pak këtë djalë të shkrimtarit të madh, i cili duhet të sillet konform rregullave morale e njerëzore, të mos fyej rëndë. Dhe sigurisht ia kemi pasur borgj një padi për shpifje, të cilën tashmë ia kemi bërë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …