Bernard Nikaj

Bernard Nikaj: Jemi duke pësuar për shkak të një politike të drejtuar gabimisht nga Qeveria e Kosovës, sidomos ndaj Amerikës

Pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se raportet me qeverinë e vendit nuk janë në nivelin e duhur, anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se ky ka qenë një nga momentet më të vështira të shërbimit të Hovenierit,  në Kosovë. Ai tha se kjo deklaratë e tij u kumtua pas një kohe të stërzgjatur të insistimeve të të gjitha niveleve diplomatike në Amerikë që Qeveria e Kosovës të tregohet bashkëpunuese ose mirëkuptuese ndaj sugjerimeve që i kanë bërë aleatët. Ne jemi në një situatë të tillë, jo për shkak të një padrejtësie të madhe që po i bëhet Kosovës, pasi sa herë që një lider  të padrejtësive të mëdha, i fsheh dështimet e veta, por për shkak të një politike të drejtuar gabimisht nga Qeveria e Kosovës. Ne kemi provuar në vazhdimësi që të prezantojmë një qëndrim të asaj se si  e shohim raportin e Kosovës me BE-në dhe me ShBA-në. Ka një kohë që ne kemi hequr dorë që ta këshillojmë Kurtin, pasi është e qartë se ai është i pa këshillueshëm”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …