Ismet Krasniqi

Besart Krasniqi: 34 vjet nga rënia e dëshmorit Ismet Krasniqi

Sot,  më 27 Mars, kujtojmë dëshmorin,  Ismet Krasniqi, i rënë në demonstratën e përgjakshme të vitit 1989.

Ismet Sahit Krasniqi lindi më 16 nëntor të vitit 1959 në Grashticë të Malësisë së Gallapit të Komunës së Prishtinës.

Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa atë të mesme në Shkollën Teknike “28 Nëntori”, pas kryerjes të së cilës u regjistrua në Fakultetin Filozofik, Dega Histori, si dhe në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj.

Ismeti si i ri entuziast, shquhej për organizimin e demonstratave, aktiviteteve, aksione të ndryshme ndërvite.

Kurse në demonstratën e vitit 1989, ishte në ballë të organizimit në ballë të ballafaqimit, rezistencës me forcat kriminale të Serbisë.

Vetëm pesë ditë para se të bie dëshmor, Ismeti arrestohet në shtëpinë e tij. Në stacionin policor në Prishtinë merret në pyetje dhe kërcënohet edhe me jetë.

Kjo aspak nuk e luhati, përkundrazi Ismeti iu thotë atyre se nuk më intereson aspak kërcënimi juaj, sepse jeta nën okupim nuk ka kurrfarë kuptimi.

Më 27 mars 1989 Ismeti ishte në krye të organizimit të një demonstrate të fuqishme, ndër më të përgjakshmet deri atëherë në Kosovë, me ç’rast duke qëndruar në rend të parë,në një “dyluftim”me forcat e atëhershme jugosllave, të cilat ishin të armatosura deri në dhëmbë, dhe duke ftuar rininë dhe popullin për qëndresë deri në fitore, bie heroikisht në fushën e nderit afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

Ndërsa vlenë të ceket vetëm në Prishtinë afër Xhamisë së Llapit, më 27 mars 1989 ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Shukrije Obërtinca, Sevdat Xhafolli, Mustafë Veselaj, Vetim Shala, të cilët në mënyrën më heroike ranë në fushën e nderit. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

 

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …