Sot përkujtohen të rënët e familjes Rama në Shkabaj të Kastriotit, ish-Obiliq

Sot përkujtohen të rënët e familjes Rama në Shkabaj të Kastriotit, ish-Obiliq

Më 27 mars 2023, duke filluar në orën 11.00 në Shkabaj të Obiliqit, mbahet tubim përkujtimor për nderë të sakrificës së dhjetë dëshmorëve Rama të rënë në Luftën Çlirimtare më 27 mars 1999.

Tubimi mbahet pranë vendit të rënies, ku është Lapidarit i tyre, i cili gjendet buzë rrugës Prishtinë-Obiliq, tutje 1 kilometër nga udhëkryqi Prishtinë-Obiliq-Mitrovicë.  Ngjarja në të cilën ranë Dëshmorë të dhjetë anëtarët e familjeve Rama, ka ndodhur në shtëpitë e tyre në Shkabaj të Obiliqit, më 27 mars 1999, derisa të rrethuar kanë luftuar deri në rënien e tyre. Shkak i sulmit nga forcat pushtuese, ishte se shtëpitë e tyre ishin bazë e luftes. Atë ditë ranë:

Ismet Halil Rama

Agron Ismet Rama

Albert Ismet Rama

Faruk Izet Rama

Xhevat Qamil Rama

Shqipe Xhevat Rama

Syzana Xhevat Rama

Bejtush Halil Rama

Xheladin Qamil Rama

Hamide Rama

Kontrolloni gjithashtu

Arbëreshë Krasniqi: Personat me sindrom down janë pjesë e pandashme e shoqërisë

Sot në Malishevë, mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, me rastin e shënimit të …