Besim Ademi

Besim Ademi: Vazhdon Kolonizimi i Mitrovicës së Veriut

Përkundër faktit se janë dëbuar mbi 15 000 shqiptarë nga pjesa veriore e Mitrovicës si dhe komunat e tjera serbe,edhe më tej më një dinamikë edhe më të madhe vazhdon Kolonizimi I Mitrovicës së Veriut.

Planet kolonizuese sa vinë e bëhen më serioze në tokat shqiptare. Si duket këtë po  e ndihmon jashtëzakonisht shumë edhe mos interesimi dhe neglizhenca e institucioneve shtetërore të Kosovës  për këtë pjesë.

Së fundmi Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi prej 300 shtëpive ,për kthimin e afro 1500 serbëve nga Serbia. Ky projekt madhor i investimit të Serbisë në Kosovë si duket është më i madhi që nga pas lufta deri më tani.

Ky projekt i promovuar nga autoritetet serbe do të shtrihet në hapësirën në mes të komunës së  Zveçanit dhe të Mitrovicës së  Veriut i quajtur si “ Lugina e Diellit “ ( ne shqipe ).

Në promovimin dhe fillimin e punimeve të këtij projekti kolonizuës ishin prezent edhe shumë zyrtarë serbë të  institucioneve të Kosoves, ku u mbajten edhe fjalime propagandistike dhe nxitjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Duhet  të rikujtojmë së përveç okupimit të të veriut të Kosovës,Serbia ka   dëbuar nga vendbanimet e tyre mbi 15 000 banorë,ka djegur dhe shkaterruar shtepit shqipetare,ka vendosur strukturat paralele ku një pjesë e tyre është duke luajtur rol të dyanshëm si në Policinë e Kosovës njëkohësisht në atë të strukturave paralele. Gjithashtu Serbia ka shtri veprimtarin e vetë shkatërruese ndaj Kosovës edhe përmes Asociacionit të Komunave Serbe të nënshkruara në Bruksel nga institucionet e Kosovës me ato Serbe.

Atëherë mbesin disa pyetje që asnjëherë nuk morën përgjigjen e duhur ‘

  1. Ku janë kufijtë real të shtetit të Kosovës..?
  2. Deri ku shtrihet sovraniteti i Kosovës..?
  3. Ku është kufiri real me Malin e Zi..?
  4. Zyrtarët serbë të institucioneve të Kosovës kujt po i shërbejnë..?

Si dhe pyetje të tjera që asnjëherë nuk morën përgjigjen adekuate.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …