Besnik Fahredin Hoti: QMF në Krushë të Madhe pranon një donacion me pajisje moderne për analizat e gjakut e të tjera

Sot, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe në emër të familjes Riva nga Berni i Zvicres dhe Teuta Hoti vajzës së dëshmorit të kombit Dr. Fahredin Hotit, dorëzova donacion me pajisje moderne për analizat e gjakut, analiza të urinës, tre aparate për matjen e tensionit të gjakut, 3 aparate per matjen e nivelit të shqerit në gjak dhe reagencat e nevojshme.

Të pranishëm gjatë dorëzimit ishin personeli mjekësor i QMF “Dr. Fahredin Hoti” në Krushë të Madhe, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale znj. Saranda Sallteku,U.D. i Drejtorit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec dr.Elbunit S. Kryeziu kryeinfermierja z.Bukurije Çanta, trajnerja për infermieri familjare dhe përgjegjëse për vaksinim z.Nexhmije Hoti, zyrtari nga Komuna e Rahovecit z. Ardian Rama.

Ky donacion i çmuar do ti ndihmojë shumë punëtorët shëndetësor dhe pacientët e shumtë nga Krusha e Madhe e fshatrave përreth.

Faleminderit familjes Riva dhe Teuta Hotit  për donacionin e çmuar!

BFHoti

07.04.2023

Krushë e Madhe

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …