BESNIK KRYEZIU “LIGJI PËR PRIVILEGJE”

 


Me iniciativën e ministres Tërmkolli është hartuar një projekt-ligj për ish-presidentin e Kosovës dhe familjen e tij. Ky projekt-ligj është paraparë të shqyrtohet në një seancë të kaluar të Kuvendit të Kosovës, por që u shty për shkak se, znj.Tërmkolli nuk ishte e pranishme në atë seancë.
Ky projekt-ligj ka nxitur debate të ndryshme mes deputetëve por edhe të opinionit të gjerë. Nëse ky projekt-ligj arrin të miratohet në Parlamentin Kosovës, buxhetit të Kosovës do t’i kushtonte diku rreth 4 milionë euro. Kur e kemi parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj, kur e kemi parasysh se nuk kemi asnjë përkujdesje shtetërore, për ata që gjymtyrët e tyre i dhanë për lirinë tonë si dhe për ata që mbetën jetimë, sepse prindërit e tyre e dhanë jetën për atdhe. Ky ligj del si tepër luksoz, bile-bile edhe një tallje me këto kategori si dhe me qytetarët e Kosovës në përgjithësi. Pyetja që duhet gjithsesi të shtrohet me këtë rast është se: a duhet të privilegjohet ish-presidenti Rugova dhe familja e tij? Unë mendoj se jo sepse ish-presidenti Rugova nuk është figurë kombëtare, e aq më shumë simbol i shtetit të Kosovës, sikur po e quajnë disa adhurues të tij. Ndërsa pse duhet të privilegjohet familja e tij kur ajo është mjaft e privilegjuar dhe jeton shumë më mirë se secila familje në Kosovë.
Ky projekt-ligj është hartuar me një përmbajtje sikur në kohën komuniste ose sikur Rugova të ishte mbret i Kosovës. Kur them kështu mendoj në nenin 6. ku thuhet : Me vendim të Qeverisë dhe Kuvendeve komunale ngrihen dhe mirëmbahen lapidare të Ibrahim Rugovës nëpër komuna. Ndërsa në nenin 7 thuhet: Me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendeve Komunale emërtohen mjedise dhe institucione publike me emrin e presidentit Ibrahim Rugova. Pra, nëse miratohet ky projekt – ligj në praktikë do të thotë se në gjithë Kosovën do t’i kemi lapidarët e Rugovës dhe te gjitha sheshet e Kosovës dhe institucionet do të emërohen me emrin e tij. Me vullnetin e njerëzve dhe komunave, Qeveria mund t’i emërtojë sheshet me emrin e Rugovës dhe mundet me ngritë lapidare te tij. Kjo vërtet është njëmendësi komuniste dhe tepër primitive e hartuesit të këtij projekt-ligji. Në të gjitha vendet demokratike, qytetarët vendosin se si do të quhen rrugët dhe sheshet në qytetet ku ata jetojnë, e jo Qeveria.
Hartuesja e këtij projekt-ligji sikur nuk ndalet me kaq, por vazhdon edhe më tej. Në nenin 9.3 thuhet: familja e presidentit Rugova ka të drejtë në: pension familjar, përparësi në punësim, përparësi në regjistrim në institucionet arsimore, bursë shkollimi, kredi në pajtim me legjislacionin, rindërtim, përkujdesje të banimit. Në këtë nen ka diskriminim të qytetarëve tjerë, për të mos thënë edhe racizëm, sepse fëmijët e Rugovës mund të marrin bursa, mund të regjistrohen ku duan, mund të marrin kredi dhe shteti duhet t´ia sigurojë banimin. Kjo gjë ndalohet edhe me Kornizën Kushtetuese të Kosovës te Kreu 3 pika 3.1 ku thuhet se: të gjithë personat në Kosovë gëzojnë pa diskriminim të asnjë lloji në barazi të plotë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Pra Kuvendi i Kosovës nuk guxon të bëjë ndarje dhe diskriminim të qytetarëve te vet, sepse kjo do të ishte antidemokratike dhe antinjerëzore.
Me këtë projekt –ligj pretendohet edhe një çështje tjetër: barazimin e Rugovës me të madhin Adem Jasharin, komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një përpjekje antikombëtare dhe shumë e rrezikshme. Adem Jasharí ishte një vizionar dhe një trim i pa kompromis. Ai ishte zemra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, pa Adem Jasharin Kosova do të ishte ende në kohën e konferencave të shtypit të Rugovës, me të cilat ai e “luftonte” Serbin. Adem Jashari ra për të jetuar, sakrifikoi familjen e vet për lirinë e atdheut. Lavdi e përjetshme!
Rugova ishte një frikacak, një politikan që kurrë nuk iu bashkua dhembjes së popullit të tij.
Rugova bashkë me familjen e tij në momentet më të rënda të këtij populli ia mbathi për në Serbi dhe nga andej me ndihmën e armiqve tanë iku në Itali.
Rugova luftën e këtij popullit e pa nga ekranet televizive diku në Itali.
Thënë në përgjithësi Rugova ishte një qyqar, jetoi si qyqar dhe shkoi si i tillë.
Rugova jetoi për të vdekur dhe të tillët nuk kanë vend në histori. Mashtrohen ata individë që mendojnë se ky popull i ka harrur marifetet e këtij njeriu.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …