Besnik Tahiri kritikon zvarritjen e Kuvendit: Bllokada është abuzim, institucioni nuk guxon të kthehet në muze

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër zvarritjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur bllokadën aktuale një abuzim dhe shkelje të hapur. Përmes një videoje nga ambientet e zbrazëta të Kuvendit, Tahiri bëri me dije se deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë për vazhdimin e punimeve, gjë që sipas tij bie ndesh me rregulloren e punës dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai deklaroi se institucioni më i lartë ligjvënës është kthyer në një vend muzeal, plotësisht pa aktivitet, duke hedhur poshtë edhe pretendimet për hapjen e zyrave për diasporën. Në përmbyllje, Tahiri theksoi se Kuvendi duhet nevojisht të nisë punën dhe të ushtrojë funksionin e tij kushtetues pa vonesa të mëtejshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Krahasimi i Kosovës me Krimenë është historikisht dhe juridikisht i pabazë

Profesor, Arsim Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Beograd, ku …