Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar zhvillimet e fundit rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet një shteti është cenimi i rregullave dhe institucioneve të tij. Sadiku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe deputetët e saj për shkelje të rregullave institucionale, duke pretenduar se pas përfundimit të afatit prej 48 orësh është shkelur edhe Rregullorja e Kuvendit. “Nuk ka kurgjo që e dëmton shtetin më shumë sesa rrënimi i rregullave dhe institucioneve të tij. As korrupsioni, as nepotizmi, as tanket e as plumbat”, ka shkruar Sadiku. Sipas deputetit të LDK-së, brenda një periudhe të shkurtër janë cenuar disa prej akteve më të rëndësishme institucionale. “Për vetëm një muaj kanë mbërri me e shkel Kushtetutën, Sadiku ka ngritur edhe pyetjen se deri në çfarë mase mund të dëmtohet një shtet përmes cenimit të institucioneve të tij. “Tash tregomani: cili armik i një shteti mundet me i bë këto më shpejt e më keq? Qysh mundet me u dëmtu një shtet më shumë se kaq?”, ka shkruar ai. “Kur e shkel Kushtetutën, e shpërfill Gjykatën dhe e shkel Rregulloren e institucionit më të lartë përfaqësues, nuk je veç tu e keqqeverisë shtetin. Je tu ia rrënu themelet. Këta më nuk janë amatera. Janë shkatërrues. Janë dëmtues të shtetit”, ka theksuar Sadiku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
