Ramush Haradinaj

Bisedimet ndërpartiake për rikonfigurimin e Qeverisë, bënë që AAK-ja ta emërojë Ramush Haradinajn për kryetar

Bisedimet ndërpartiake kohëve të fundit për rikonfigurimin e qeverisë, kanë shtyrë AAK-në të bëjë gati emrin për president. Haradinaj është nominuar sot nga Këshilli Drejtues i partisë së tij për president të vendit. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konsideruar përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë të jetë kandidat për president të Kosovës.  “Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, tha ai pas takimit të këshillit

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Lumir Abdixhiku: Enver Maloku ishte patriot i madh, veprimtar i palodhur i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar drejtuesin e Qendrës për Informim …