leoni

Enver Hoxha

Blerim Muriqi: Në ditëlindjen tënde Enver

Rrugët e jetës, sikur edhe një pjesë të popullit tim, na degdisën jashtë atdheut. Unë pata fatin të emigroja në Zvicër. Atje kuptova se liria jonë e cila po përpiqej të lindte nëpër një shekull të tërë robërie nën serbët, malazezët e maqedonasit tashmë ishte një lindje e garantuar. Lëvizja Popullore e Kosovës nuk ishte më vetëm frymë. Ajo ishte shndërruar në një ngrehinë të denjë për t’i përballuar detyrave që po shtronte koha! Sistemimi im atje më dha shumë krah, më dha shumë besim, më dha shumë njohje. Lëvizja jonë pra, nuk mbeti thjeshtë një organizatë politiko-ushtarake, ajo u bë më shumë se kaq, ishte pleksja e idealeve mbartur e sublimuar shekujve të robërisë, dhe ja, ai sublimim po lindte luftën çlirimtare, të cilën populli ynë e përqafoi dhe e fitoi.

Ka akoma për të bërë, por tani më, gjitha rrugët shqiptare çojnë në Tiranë! Sa do mbajë rruga është në dorën tonë!

Por jo, sot nuk dua të flas për gjëra kaq vetanake, sepse do më duket vetja disi metafizik, disi i shkëputur, dromca-dromca.

Sot ndërgjegjja e një veprimtari është me dhimbjen dhe krenarinë kurde, me luftën e tyre të drejtë, nën rrënojat e një gjenocidi turk mbi ta!

Pse e nisa me emigrimin tim? Atje në Zvicër ku liria e ka sofrën e shtruar për gjithë djemtë e vajzat veprimtarë të popujve të shtypur, unë sikur shumë bashkë anëtarë të LPK-së njoha edhe veprimtarët kurdë. Ata kishin një kulturë të madhe çlirimtare, kishin një bindje prej idealisti dhe gatishmëri thurur me flijimin.

Të njohësh çlirimtarin Kurd domosdo do bëhesh shumë më i pasur me sublimen njerëzore, shumë më i bindur; se liria ia vlen çdo sakrificë brezash të tërë.

Shekujt e rëndë të robërisë dhe lufta për liri e pandalur ndër breza kishte gdhendur te secili prej tyre mësimet e luftërave çlirimtare të lirive që kishin lindur nëpër dhimbje të njëjta me ta.

Ata kishin një admirim të pashoq për përpjekjet shqiptare për liri. I njihnin luftërat tona. I mbanin për manuale luftërash të tyre dhe sfidonin cilindo pushtues sikur sot po e përballojnë Turqinë vrastare.

Unë pata fatin t‘i njihja (meqë jetonim si bashkë emigrantë), ca nga eksponentët e PKK-së, nga ta edhe ndonjërin që plagosjet e rënda i kishin shtyrë t‘i lëshonin radhët brenda vendit. Për ta dita ishte 24 orës, mendja ishte Kurdistan. Nuk njoha Kurd me veshje të shtrenjtë, nuk njoha kurd me makinë të klasit, nuk njoha kurd ndryshe veçse të devotshëm!

Sot dhimbja kurde është dhimbja njerëzore. Ata, me dhimbjen e tyre nëpër flijimin për liri po na vetëdijësojnë për fashizmin e elitave botërore, për çmimin e jetës dhe popujve në sytë e këtyre fashistëve. Lufta kurde sot thërret dhimbjen njerëzore në përmbysje!

Sharkia e mikut tim sirian sot ka mbetur diku nën alpet zvicerane të Churit. Ai atje në frontet e atdheut të tij po bënë detyrën. Nën tingujt e saj duarve të tij kërcet kallashnikovi i hakmarrjes kurde mbledhur nëpër shekujt e robërisë. Ai sot lufton për tri dashuritë e tij: Kurdistanin, Nënën dhe kthimin e Vajzës në atdheun e bërë!

Kur ma uroi lirinë e Kosovës e tradhtuan lotët. Unë nuk e di a do kem fatin e tij t‘ia uroj bërjen e Kurdistanit por ama borxhin e lotëve po ia laj nëpër çdo dhimbje kurde.

Kurdët do ta fitojnë këtë luftë sepse Kurdistanin e ka fal vet zoti mbi dhe!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …