Ramush Haradinaj: Kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK do të jetë, Daut Haradinaj

Blerim Muriqi: Thirrje urgjente për mbrojtjen e vëllezërve Haradinaj

Në një opinion dramatik rreth klimës politike dhe kërcënimeve të fundit në Kosovë, është ngritur alarmueshëm nevoja për reagim institucional ndaj kërcënimeve publike të drejtuara ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe zyrtarit të kësaj partie, Daut Haradinaj. Sipas opinionistit, Blerim Muriqi  kërcënimet ndaj vëllezërve Haradinaj nuk mund të trajtosh si frustrime të çastit apo shpërthime të izoluara në rrjetet sociale. Duke e ndërlidhur këtë situatë me rastin e pazbardhur të vrasjes së ish-luftëtarit Qerim Kelmendi, ai tërheq vërejtjen se krimet shpesh paraprihen nga një klimë e denigrimit, dehumanizimit dhe shndërrimit të kundërshtarit politik në objekt urrejtjeje. Shteti dhe institucionet e sigurisë duhet të marrin rolin e tyre parandalues dhe të hetojnë me profesionalizëm nëse pas kërcënimeve ndaj Ramush e Daut Haradinajt ekziston ndonjë nxitje e organizuar apo përpjekje për të krijuar terren për goditje fizike. Organet e rendit nuk duhet të presin që një kërcënim të shndërrohet në akt kriminal për të reaguar seriozisht. Mbrojtja e figurave që i dhanë vendit liri dhe shtetësi është detyrim kushtetues dhe nuk mund të varet nga faktori se a ndodhen ata në pushtet apo në opozitë. Sloganet politike dhe gjuha denigruese që përdoret ndaj tyre në ambiente publike e digjitale krijojnë një të çarë të rrezikshme shoqërore. Sipas Muriqit, Ramush e Daut Haradinaj nuk përfaqësojnë vetëm një subjekt politik, por mbeten pjesë e historisë çlirimtare dhe garanci e ekuilibrit gjeopolitik të vendit. Mosreagimi i shtetit ndaj kërcënimeve ndaj tyre e cenon vetë kuptimin e lirisë dhe sigurisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla: Vendimi i Hagës duhet të bazohet në prova, jo në politika

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka komentuar ecurinë e …