Zafir Berisha

Zafir Berisha kritikon opozitën: Po i shkoni pas ‘valles’ së Kurtit, çojeni rastin në Kushtetuese

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj strategjisë që po ndjek opozita përballë bllokadës institucionale. Berisha e ka ndërlidhur vazhdimin e krizës politike me nivelin e lartë të “analfabetizmit funksional”, duke paralajmëruar se kjo situatë i hap rrugën Albin Kurtit të mbajë vendin pa stabilitet institucional deri në vitin 2028. Ai ka ironizuar veprimet e opozitës para ndërtesës së qeverisë dhe i ka bërë thirrje subjekteve opozitare që të ndërpresin lojën politike të Kurtit e t’i drejtohen menjëherë Gjykatës Kushtetuese për të marrë një përgjigje përfundimtare lidhur me ligjshmërinë e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha

Bekë Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të …