Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, e ka cilësuar si një zhvillim pozitiv për partinë rizgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të këtij subjekti politik. Guri theksoi se e gjithë e ecuria e procesit të brendshëm partiak tregoi një standard të lartë demokratik, duke e diferencuar LDK-në në skenën politike. Sipas tij, Lumir Abdixhiku përbën një rast unik në politikën kosovare, pasi është i vetmi kryetar partie që brenda një periudhe pesëvjeçare ka kaluar katër herë përmes proceseve kuvendare, çka sipas Gurit vërteton legitimitetin e tij dhe frymën e hapur brenda strukturave të partisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
