Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Z.Haradinaj, preni drutë shkurt sikur ju ka hije mos prodhoni edhe një Blerim Shalë

Deklarimi i z.Haradinaj se: nuk pranon asgjë nga marrëveshjet eventuale ku nuk ka prezencë me njeriun e tij, shkon përtej një qeverisjeje Republikane, apo një shteti ligjor të bazuar në kushtetutë. Pushtetimi me hise duhet t’ia kujtoj edhe ish kryeministrit se secili qytetar ka hise në këtë shtet e në këtë atdhe, edhe pse jo secili ka hise në pushtetin e tij.

Meqë, tashmë janë në lojë ri-rreshtimi qeverisës me përfshirje edhe të PDK-së, dhe kafshata e madhe që mund të mbetet në pjatën boshe të karrigës së kryetarit të shtetit në kohën pas Thaqi, kalkulimi në paraqitjen e fortë mospranuese mund të lexohet një krijim hapsire përfituese. Me sa po shihet, ish kryeministri nuk po verpon me tërheqjen e vijës së prerë, sikur është në zakonin e tij, dhe kjo na bënë ta besojmë variantin: aspiratë e tij për vakancën që mund të krijohet shpejt!

 Se ish kryeministri po e shtynë aspiratën e tij të ligjshme për t’u bërë Kryetar, bind edhe hezitimi i tij për t’u tërhequr nga kjo qeverisje, të cilës tashmë i ka dalur boja, sikur po dëgjohet në popull kudo.. Shtysa të tilla me paralajmërime të forta bëhen kudo në botën plurale edhe te demokracitë e zhvilluara ku numrat janë fati i pushteteve. Dhe, ai i ka numrat.

Mosbërja e forumit politik për dialogun nga liderët na thotë mjaftueshëm edhe ne qytetarëve se dialogu akoma është atribut thjeshtë i Kryetarit Thaqi. Ai ka gjetur mënyrat e menaxhimit të tij dhe askush nga LDK-ja nuk do të ishte levë më besnike se treshja e pushtetshme brenda LDK-së: Isa Mustafa, Skënder Hyseni dhe Agiim Veliu. Që këtë të mos e dij ish kryeministri, këtë nuk e ha kush!

Diplomacia e negociatave e ka në sensin e saj të fshehtën, dhe kjo e fshehtë e biseidmeve e tipit të një tavoline virtuale shetitëse të yllit pesëcepësh: Kryetari Thaqi (shqiptarët), Shtëpia e Bardhë, BE, Putini dhe kryetari serb Vuçiq (Serbia) e ka çuar Skënder Hysenin jo vetëm në Bruxel por edhe në Washington.

Dikujt mund t’i lind natyrshëm PSE-ja për Thaqin (shqiptarët) dhe Vuçiqin (Serbia)! Koha do tregoi se në këto bisedime ka më shumë se një opcion se si do të duket rajoni nesër ku shqiptarët mund të shpërfaqen edhe më pak se dy shtete. Por, kjo nuk ka se si t’i ndodhë vet ish kryeministrit, meqë ai kur erdhi në krye të qeverisë së dytë të tij ia pat deleguar gjithë kopetencat për dialogun Kryetarit Thaqi.

Në vëmendjen tonë qytetare mbesin të bëmat e politikës dhe jo të fshehtat e saj. Andaj, bazuar në ato që kanë ndodhur në të shkuarën, shpërfaqja e mbrëmshme e ish kryeministrit Haradinaj në Televizionin publik të Kosovës RTK1, megjithë gjuhën e përdorur nga ai, e cila në fakt i qetëson qytetarët me diskursin që ai mbanë për prioritetin Amerikan në zgjidhjen e Kosovës, prap se prap nuk shkon përtej një shijeje: aspiratë për postin e kryetarit në kohën pas Thaqit.

Kush do në Kosovë do donte që në kohën pas Thaqi në presidencë të vëhej dikush me shpatulla politike, dhe aq më shumë, kur dimë plogështinë që po tregon kjo qeverisje si për menagjimin e jetës së brendshme edhe për shetitjet dialoguese. Koha, pas Thaqi, do ta kthente këtë përfaqësim tonin Hoti-Hysenaj në një shetitës dëgjimtarë të pabesueshëm në rrafshin përfaqësues të brendshëm, po ashtu edhe si të pazotin për vendimarrjet që presin partnerët.

Deri atëherë Kosova mund të kaloj të zitë e ullirit, andaj rruga e shkurtër gjithmonë i ka dalur mirë ish Kryeministrit. I doli mirë kur bëri qeverinë e parë të tij, i doli mirë kur e ndërpreu atë dhe iu përgjigj Hagës, i doli mirë kur e bëri qeverinë e dytë të tij dhe poashtu kur e çoj atë në shtëpi. Tani është radha ta bëjë atë që ai di më së miri të bëjë: t’i pres drutë shkurt.

Rrëzimi i kësaj qeverie është sot detyrë që na shtron përgjegjësia edhe qytetare dhe më shumë se sa kjo është detyrë që e shtron Koha.

LDK-së i mbetet topi në derë ta inkorporoi z.Selimi të AAK-së në dialog si verpim të parë edhe pse nuk do jetë krejt i mjaftueshëm, nëse nuk e don skenarin e drurëve prerë shkurt. A do prodhohet edhe një Blerim Shalë mbetet të shohim sa ka mbetur në kapacitete z. Thaçi?!

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …