Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu: Qeverisë nuk po i intereson drejtësia dhe as llogaridhënia, andaj PDK-ja iu përgjigj me lëshim të seancës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar pushtetin për mos mbështetjen e opozitës në mocionin e ngritur në seancën e Kuvendit të Kosovës për diskutimin me urgjencë lidhur degradimin e institucioneve të sigurisë. Ajo ka thënë se vetëm brenda tre muajve janë arratisur nga burgjet e Kosovës tre persona, mes tyre edhe një i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanaoviqit. Fatkeqësisht, pushteti nuk ishte i gatshëm që të diskutojë për këtë dështim të jashtëzakonshëm. Qeverisë nuk po i intereson drejtësia dhe as llogaridhënia. Kësaj papërgjegjësie, PDK-ja iu përgjigje me lëshim të seancës. Nuk kemi çfarë flasim me një pushtet që është jo vetëm i paaftë, por edhe i papërgjegjshëm, ka shkruar Blerta Deliu-Kodra në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …