Komuna e Vitisë filloj me mbajtjen e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027

Komuna e Vitisë, ka filluar sot me ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027. Me këtë rast takimi i parë është mbajtur sot në Viti dhe atë me fermerët dhe përqafuesit e bizneseve të kësaj komune. Me këtë rast i pranishëm në këtë takim ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Berat Zuka nga drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Lidhur me procesin e planifikimit të buxhetit komunal një fjalë rasti ka mbajtur zv. kryetari Aliu. Ndërkaq buxheti sipas kufijve fillestar dhe qarkores së parë buxhetore është prezantuar nga zyrtari komunal, Berat Zuka. Gjatë këtij takimi pasi që të pranishëm ishin edhe fermer vitias foli edhe drejtori për Bujqësi, Naim Pira. Në takim u bë me dije se sipas dokumenteve të para financiare buxheti i përgjithshëm i  komunës së Vitisë për vitin 2025 pritet të jetë 17 milion e 945 mijë euro. Kurse ndarja kryesore buxhetore pritet të jetë në këtë formë: 9 milion e 726 mijë euro për pagat dhe shtesat, 3 milion e 172 mijë euro për mallrat dhe shërbimet, 300 mijë euro për shpenzime komunale, 720 mijë euro për subvencione dhe transfere kurse shpenzimet kapitale pritet të jenë në shumën pak më shumë se 4 milion euro. Gjatë këtij takimi qytetarët paraqitën edhe pyetjet, vërejtjet dhe propozimet e tyre e ato janë: Të punohet në rregullimin e kanalizimit dhe ujësjellësit përgjatë rrugës Viti-Kllokot (nga Vinexi deri të rruga për në Mogillë). Të bëhet pastrimi i rrugëve nga drunjët që mund të ulin shikueshmërinë e pjesëmarrësve në trafik. Të pajisjet me ndriçim publik rruga Viti-Kllokot. Të rritën kriteret për ndarjen e subvencioneve nga ana e komunës (pajisjes së tyre me mekanizëm bujqësor). Të funksionalizimet  sa më parë Parku industrial në Budrikë. Të rregullohet një rrugë bujqësore në Zhiti e njohur me emrin rruga e Gilanit në gjatësi prej afro 1,3km. Të punohet në Pozheran në pastrimin e kanalit të njohur me emrin “Smirka” dhe të largohen ujrat e zeza në kanalet bujqësore. Të vendosën gypa të mëdha me qëllim të kalimit të ujrave përgjatë arave. Të rregullohet  rruga prej qarkores deri në Pozheran si dhe në disa pjesë të tjera ku ka kultura bujqësore. Ndërkaq takimet të tjera buxhetore pritet të mbahen nga java tjetër dhe atë me sportistët dhe artistët, grupet e grave dhe fshatin Sadovinë e Jerlive.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet fillimi i luftimeve për Rahovecin

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtor dhe qytetarë të shumtë, te Muri …