Boris Xhonson

Boris Xhonson propozon krijimin e një sistemi të ri aleancash politike, ekonomike e ushtarake, si alternativë ndaj BE-së

Gjatë bisedimeve dhe debateve që po zhvillohen në Davos të Zvicrës, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson  po mendon krijimin e një sistemi të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake, si alternativë ndaj Bashkimit Evropian, që do të mbledh vendet e bashkuara nga mosbesimi ndaj Brukselit dhe gjithashtu ndaj mënyrës së reagimit të Gjermanisë ndaj agresionit ushtarak rus. “Boris Johnson e ka endur rrjetën e tij për më shumë se një muaj”, shkruan media italiane që i referohet disa njerëzve të njohur me bisedimet dhe të pranishëm këto ditë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ai prezantoi idenë e tij për herë të parë Vladimir Zelenskit gjatë takimit në  Kiev. Modeli i Komonueltit Evropian që ka në mendje Boris Johnson do të kishte Britaninë e Madhe si udhëheqëse dhe do të përfshinte, përveç Ukrainës, Poloninë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, si dhe potencialisht Turqinë në një datë të mëvonshme. Që nga vizita e kryeministrit të Londrës në Kiev, bisedimet kanë vazhduar dhe miqësia britanike ndaj Ukrainës po bëhet gjithnjë e më urgjente dhe më e detajuar”, nënvizohet më tej në shkrim. Xhonson nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut t i bashkohen një komonuelti të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …