Brestovci: Ka ngulfatje të pjesëmarrjes së diasporës në jetën politike të Kosovës

Kandidati i koalicionit NISMA Socialdemokrate-Aleanca Kosova e RE, Bekim Brestovci ka vlerësuar se pjesëmarrja e diasporës në jetën politike të Kosovës ka qenë gjithmonë tejet e ngulfatur. Ai ka theksuar më tutje se prania e mangët e diasporës në Kosovë po e dëmton zhvillimin e saj. Kosova është si një plantazhë që ka mundur të ujitet nga diaspora, por kjo nuk ka ndodhur në nivelin e mjaftueshëm. Ne e kemi ligjin për investime strategjike por ai e përjashton diasporën për investime të mëdha, për shkak të kritereve që i përcakton ligji. Kandidati i koalicionit NISMA Socialdemokrate-Aleanca Kosova e RE, Bekim Brestovci ka shtuar më tutje se duhet të gjendet mënyra dhe hapësira për t’ia mundësuar diasporës të marrë pjesë më shumë ne jetën poltike si dhe për investime në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …