Kamer Rrukiqi

Kamer Rrukiqi: Kush ka sy e vesh, sheh e dëgjon sa po e duam Popullin Shqiptar, sa po e duam Atdheun tonë!

Kush ka sy, vesh  sheh, dëgjon, ush ka mend e kupton, se sa po e duam Popullin Shqiptar, sa po e duam Atdheun tonë?

Sa jemi patriot, sa jemi kombëtarë  sa e duam Shqipërinë, Kosovën, sa i duam trojet tona të okupuara nga: Serbi, Greqi, Mal të Zi dhe Maqedonia?

Po shihet qartë së sa e “duam” Bashkimin Kombëtar Shqiptar? Po shihet, sa e “duam” vetveten si Shqiptar, sa i “duam” fëmijët tanë, kur dihet çfarë “trashëgimie” po ua lëmë?!

Po shiht së më sjelljet tona, më punën tonë, sa e duam të kaluarën dh ardhmërinë tonë?! Sa e duam zhvillimin Ekonomiko Shoqror të Kosovës?!

Po shiht së sa punojmë dhe sakrifikohemi për dinjitetin njerëzor e kombëtar e për Moralin tonë, për Nderin tonë, për Etikën tonë, për Besën tonë për traditën tonë si Popull si Komb Shqipëtar?!

Po shihet së sa besojmë në Zot? Po shihet së djalli ka hyr në  besimet  tona! Po shihet, se na mungon kultura e të shprehurit dhe komunikimit nder partiak dhe fetar. Po shihe se dimë vetëm me u marr më akuza shumë herë të pa bazuara!

Po shihet së sa e duam: Patriotin, Atdhetarin, Luftëtarin, Ushtarin, Dëshmorin, Herojin, që luftuan dhe derdhen gjak që ky Popull pas robërisë shekullore, ta gëzoj Lirinë dhe Pavarësinë si të gjithë popujt e tjerë të Botës.!

Po shiht së do të kemi Atdhe të pa mbrojtur mirë, do ta kemi një Shtet të dobët me gjithë këto divergjenca Politike, Kombëtare e Fetare?!  Po shihet së jemi të varfër në çdo segment, na mungon çdo gjë, por vetëm parti kemi edhe për eksport!

Po shihet së sot nuk luftojmë, nuk punojmë, nuk flijohemi për Popull e Komb, për  Fe që t’i besojmë vetëm në një Zot, por luftojmë, sakrifikohemi e po çmendemi pas Partive!

Po shihet se Fe e Atdhe kemi vetëm Partinë!

Po shihet së i tërë populli është në depresion, në amulli nuk i mbet rrugë tjetër për pos të zhgënjehet në Parinë e vet, në Shtetin dhe pushtetin e vet?!

Kemi hyr në rrugën e degradimit te vlerave tona si Popull.

Po kuptohet së sistemi  demokratik- anarkik na e vrau perspektivën për një jetë për një zhvillim e përparim më të mirë! Po kuptohet së ca parti tona më par janë të gatshëm të punojnë më armiqtë tanë shekullor sesa  mes veti!

Po shihet se për shkak të inateve dhe tekeve mes veti, ca parti dhe militarë të tyre, janë në gjendje ti përmbysin të gjitha Vlerat Kombtare e Njerzore per interesa të ngushta personale dhe partiake!

Po shihet së një pjesë e madhe e mjeteve informative Shqiptare janë sherbim të huaja, të armiqve shekullor, Serbisë, Greqisë dhe Turqisë në shërbim përçarjes për t’i  fundos të gjitha vlerat  Njerëzore e Kombëtare Shqiptare! Po shihet së Ato, kudo me Penën e tyre, më Gjuhën e tyre janë duke vjell helm e vrer mbi të arriturat më gjak!

Po kuptohet edhe ca intelektual tan, po na ofrojnë shkrime te dëmshme, që dëmtojnë interesin Kombëtar

Po shihet së, ata që nuk kanë guxua dje, atëherë kur flitej serbisht të bëjnë  kërkesa politike dhe kombëtare, në interes të Popullit të vet, sot janë ber “zëdhënës” dhë “aktor” të trimërisë dhe Patriotizmit!

Po shihet së Ata që nuk guxuan ti kundërvihen armikut shekullor kur bënte masakra, gjenocid mbi Popullin tanë, tani hiqën si  trima të mëdhenj si të ditur! Po shifet së ca nga Shqiptarët, që gadi thyen qafen duke ikur nga friga serbe, edhe pse ishin të aft fizikisht per t’ju ven perball armikut, ata tani janë kthy në “heronjë” dhë duan më i shkel si me tanksa  ata që luftuan, qendruan dhë ju kundervuan barbarisë Serbe!

Po shifët  së edhe brenda luftetuarve të Lirisë fatkeqsisht ka hyrë virusi i përqarjeve që ka demtuar rend UÇK, ka dëmtuar historinë tonë  më të re, ajo që na beri krenar që të jemi Shqiptar, që na beri që te dim, te guxojm të duam, te mbrohemi dhe të luftojm kunder barbarisë Sërbe.

Po shifet së Shqiptari, Shqiptarit nuk ja lëshon rrugën edhe kur është interesi Shtetror e Kombtar?!

Po shifet së Shqiptari ndaj Shqiptarit është Ujk, kurse ndaj të huajt Lepur!

Po shifët së Populli ka ra viktim e përqarjeve Partiake! Po shifët së Populli është genjyer, i mashtruar per nje përspektivë më të mir Kombtare.      Po shifet së Populli nuk po din së lufta demokratike bëhet më peograme zhvillimore e jo më hasmeri dhe perqarje!

Po shifet së  Populli, akoma nuk e din së ne, jemi nën mbikqyrjen nderkambtare, akoma nuk jemi dhe nuk do te jemi Shtet Sovran ndaj, do te jemi ne vazhdimsi nenë diktatin e te mëdhajve.

Populli nuk duhet ti urrejë skajshëm dhe pa mbulesë udhëheqësin e vetë, Shtetin e vet dhe ti quajë si, sipas interesave partiake “trathtar të Kombit”!. Këto akuza janë te renda dhë të pa baza sepse as gjë në Kosovën tonë, nuk mund të zgjidhe pa Pelqimin e Nderkombtarve?! Çdo Popull, Komb apo Shtet, ka nje histori, çdo fe, çdo parti, a njeri ka një histori, të mir a po të keqe.

Më kalimin e kohës të gjithve do t’u shifën gjurmet!  Kështu kujdes, mos tua lam pasardhsve si trashigmi përqarjen, hasmerinë ndervëllazrore!

Një Popull i vogël e i përqarë, është i  destinuar që t’mos egzistoj ose të falimentoj?!

Hej Shqiptar, venja gishtin kokës, ku ishim dje, ku jemi dhë ku synojm të shkojm neser.

Edhe në çoftse mundemi  më hec në këmbet tona, atëher të hecim s’bashku. Vëtëm armiqet na duan që ne, t’rrugtojm të përqar, sepse ky eshte interesi i tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …