Brnabiq: Është e rëndësishme që ka nisur debati për çështjen e Kosovës por duhet të dijmë se cilat janë interesat tona kombëtare

Brnabiq: Është e rëndësishme që ka nisur debati për çështjen e Kosovës por duhet të dijmë se cilat janë interesat tona kombëtare

Kryeministrja e Serbisë, Anra Brnabiq e ka konsideruar si vendim të rëndëishëm nisjen e një dialogu të brendshëm në shtetin serb, në lidhje me çështjen e Kosovës.  Ajo ka thënë se dialogu vetëm ka nisur, duke e vlerësuar si të guximshëm hapin e kryetarit serb, Aleskandar Vuçiq. “Unë mendoj se dialogu vetëm sa  ka filluar, edhe pse ka shumë njerëz që thonë se nuk duan të marrin pjesë. Mendoj se rëndësi ka qëndrimi në përgjethsi pro dialogut. Qëndrimi i kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit ka qenë për nisjen e nj dialogu të brendshëm në Serbi, ku do të diskutohet çështja e Kosovës. Ky propozim ka pasur përkrahje te zyrtarët qeveritarë serbë, të cilët kanë thënë se kjo do t’i hapte rrugën zgjidhjes së problemeve me Kosovën. Por, Vuçiq vazhdimisht ka insistuar se ftesa për dialog të brendshëm, nuk do të thotë njohje për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …