Brickos

Bugajski

Bugajski: Është absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa, Rusia po lufton kundër Ukrainës

Eksperti për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane, në Uashington, Janus Bugajski kërkon që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e shtyjnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i tha ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb Aleksandar Vuçiq “aq më shumë do ta destabilizojë rajonin. Ne e pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzim” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe Amerika  në shtyrjen e njohjes reciproke Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do ta destabilizojë rajonin”, ka shkruar ai. Nevojitet urgjentisht vullnet politik për stabilizim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit! Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta” ka shkruar, Januz Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …