Brickos

Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

Memli Krasniqi: Plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë. Ai ka thënë për Ekonomia Online se “Plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet. Pra në kohën kur vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale ky koordinim me ShBA dhe BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që ta kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar. Kryeministri Kurti por edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman. Memli Krasniqi ka thënë me këtë rast se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, asnjë Qeveri nuk e ka përfunduar mandatin, duke paralajmëruar se as Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje. Zgjedhjet e jashtëzakonshme mund mbahen  vetëm nëse kryeministri Albin Kurti, jep dorëheqje. Në një rast të tillë PDK-ja është e gatshme të marrë udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …